E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grylls me serial të ri

Bear Grylls, i cili njihet për emisionin e tij “Ultimate Survivor”, do të jetë nikoqir i serialit të ri të televizionit amerikan NBC "Get Out Alive".

Sipas një njoftimi të publikuar nga NBC, në “Get Out Alive” Grylls do të jetë udhëheqës i dy ekipeve që do t’i dërgojë nëpër vende të egra, ku garuesit do të stërviten si të mbijetojnë bashkë, por edhe do të përjetojnë pak dhembje para se të shpërblehen në fund.

Seriali "Get Out Alive" do të fillojë të emitohet verën e ardhshme. Grylls do të jetë kooproducent i serialit, bashkë me studion Electus, që udhëhiqet nga Ben Silverman, që është njëri nga shefat e televizionit NBC.

Ndryshe, që në vitin 1998 Grylls realizoi ëndrrën e tij fëmijërore, kur u bë britaniku më i ri që arriti të pushtojë majën Mount Everest, dhe të bëhet pjesë e Librit të Guiness. Majën më të lartë në botë e pushtoi vetëm 18 muaj pasi kishte përjetuar një lëndim serioz të shpinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›