E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjet pavarësi, BSH prezanton historinë e lekut

86-vjetori monedhës kombëtare shqiptare i është bashkuar këtij viti jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë me një aktivitet të ndryshëm kushtuar fëmijëve dhe të rinjëve me qëllim ndërgjegjësimin e tyre, lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës kombëtare ndër vite.
 

Nëpërmjet materialeve të shkruara dhe audio-vizive fëmijet u njohën me historinë dhe funksionet e parasë, si mjet pagese si edhe elementët e sigurisë së kartmonedhave dhe simbolikave të tyre.
 

Kartmonedhat aktuale përfshijnë këto periudha, kartmonedha 2000 lekëshe përfaqëson epokën ilire me portret Mbretin ilir Genti, kartmonedha 5000 lekëshe përfaqëson periudhën e Skëndërbeut me portretin e tij, ajo 1000 lekë përfaqëson mesjetën me portret Pjetër Bogdanin.

Kartmonedha 200 lekë përfaqëson Rilindjen me portret të Naim Frashërit, ajo 500 lekëshe përfaqëson pavarësinë me portret Ismail Qemalin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›