E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel vlereson masat e qeverise greke

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar masat kundër krizës të ndërmarra nga qeveria greke javët e fundit. Greqia ka vepruar mirë me reduktimin e pagave minimale, tani të bësh pushime kushton më pak, ka thënë Merkel.
Në përgjithësi edhe pse rruga për të dalë nga kriza mbetet e gjatë, Greqia e ka kryer një pjesë diskrete dhe tashmë ka një mundësi të vërtetë për t’ia dalë. Në një intervistë për të përditshmen ceke  Lidove Noviny, gjatë vizitës së saj në Pragë, kancelarja gjermane thekson se Parlamenti grek ka aprovuar  masa të forta shtrënguese, sic është edhe ulja e pagave minimale dhe kjo do t’i mundësojë vendit të konkurrojë me vendet fqinje, si për shembull në turizëm.
Janë këto masa ka thënë Merkel që i vlerësoj dhe kam besim se do t’i japin frytet në kohë. Kancalarja ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e saj mbi të ardhmen e Greqisë, duke thënë se ky vend duhet dhe do të qëndrojë në Eurozonë, pasi sipas saj një dalje e Greqisë nga monedha euro do të sillte pasoja të rënda, mes të cilave  një efekt të mundshëm domino që do të çonte në zgjerimin e krizës së borxheve në të tjera vende të bllokut.
Përsa i përket vizitës së saj në Pragë, Merkel ka sqaruar se qëllimi nuk ka të bëjë me qëndrimin kundërshtues të Republikës çeke në refuzimin e një prej pakteve europiane mbi disiplinën e fuqizuar mbi llogaritë publike, apo i ashtuquajturi “Fiscal Compact”, pakt nga i cili Praga u distancua sëbashku edhe me Britaninë e Madhe. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›