E Shtunë, 31 Tetor 2026

86 vjetorit monedhes se pare kombetare

Me rastin e 86 vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës dhe kartëmonedhës së parë kombëtare, Banka e Shqipërisë organizoi një aktivitet në formën e një minipanairi, kushtuar fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave të ndryshme.
Ky panair u vizitua edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili takoi nxënësit e shkollave,  fëmijët, të rinjtë, në kënde të ndryshme  të ambienteve të “Book Store”, ku përmes vizatimeve  dhe lojrave të ndryshme u njohën me historinë e monedhës shqiptare.
Qëllimi i këtij minipanairi është ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës kombëtare, si një e mirë publike dhe pjesë integrale e kulturës së një vendi. Në kuadër të ketij jubilari, disa prej materialeve që iu ofruan vizitorëve u ndërthurën dhe me elemente të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›