Sillej si i varfër, ndërtonte pallate me paratë e drogës

Njësia e Inteligjencës Financiare ka sqaruar me skemë se si funksiononte pastrimi i parave
Emirjon Senja
Paratë pista gjejnë kurdoherë hapësira për tu injektuar në ekonomi nëpërmjet formave të ndryshme pavarësisht masave të marra nga institucionet shtetërore për parandalimin e këtij fenomeni. Raporti i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011 paraqet të paktën tre raste tipike të pastrimit të parave të përfituar në forma të jashtë ligjshme, siç është shfrytëzimi i prostitucionit, trafiku i lëndëve narkotike si edhe korrupsioni.
Në të trija rastet e paraqitura, përfituesit gjejnë lloj lloj marifetesh për tiu shmangur autoriteteve duke futur në lojë edhe të afërm të tyre për administrimin e bizneseve apo kryerjen e një serë transaksionesh të ndryshme për humbur gjurmët. Gazeta boton sot tre raste, të cilat Njësia e Inteligjencës Financiare i ka dërguar për ndjekje të mëtejshme në organet përkatëse pas hetimit paraprak:
Rasti.1
Investim në biznes
Një shtetas (i quajtur Ordineri) mbi të cilin rëndojnë akuza kryerje të veprave të ndryshme penale, ndër të cilat edhe trafiku i lëndëve narkotike, kishte krijuar një shoqëri në vitin 2002 në emër të tij, tek e cila fillimisht ka investuar rreth 60.000 dollarë. Kjo kompani pas rreth 2 vitesh mbyllet pasi rezultonte me humbje. Në vitin 2004 i vëllai hap një shoqëri të re me aktivitet në fushën e ndërtimit dhe emëron si përfaqësues ligjor shtetasin Leva.
Nën drejtimin e shtetasit Leva, shoqëria investon ndjeshëm duke ndërtuar disa godina banimi shumëkatëshe nga 2005 e në vijim, me vlerë totale afro 5 milionë euro. Gjithashtu, Leva hap edhe 2 kompani të reja në emër të tij gjatë viteve 2008 e 2010…..
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Shekulli”