E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet pavaresi Berisha Tirana me stadium dhe Parlament te ri

Pavaresia Berisha Ridimensionim i figures se Zogut

Qeveria shqiptare pergatitet te festoje 100-vjetorin e pavaresise ne vitin 2012 duke vene ne jete nje sere projektesh te medha infrastrukturore dhe monumentale.

Kryeministri Sali Berisha lajmeroi dje fillimin shume shpejt nga puna si simbolike te ketij pervjetori te rendesishem per kombin shqiptar. Z. Berisha keshilloi ministrat perkates qe buxheti duhet te fokusohet per pergatitjen e vendit per te pritur me dinjitet kete 100-vjetor. Vepra e pare eshte ndertimi i nje godine te re per Parlamentin shqiptar qe simbolizon republiken parlamentare. Nuk eshte ende e qarte nese Parlamenti i ri do te jete aty ku eshte sot dhe as nese do te merret ne konsiderate nje projekt qe u zgjodh para tre vjetesh te godina e Kryesise se Kuvendit sepse Kryeministri Berisha foli per rishikim te projekteve.
Keto vendimmarrje lidhen me 100-vjetorin e pavaresise se vendit qe sikurse tha Kryeministri duhet te shenoje dhe ndryshimin me te madh per vendin. Investimet do te perqendrohen edhe ne qytetin e pavaresise Vlore. Kryeministri vendosi si afat te fundit 2012-n per ndertimin e unazes se qytetit si dhe kerkoi qe ne bashkepunim me autoritetet lokale te percaktohen nevojat e kesaj bashkie per investime te reja. Investimet per Kryeministrin jane akti me i mire i mirenjohjes ndaj eterve te pavaresise. Por ketu ai kerkoi dhe nje ridimensionim te figures se mbretit te pare te shqiptareve nisur nga kontributi i tij per konsolidimin e pavaresise. Te gjitha investimet ne 2 vjet te qeverise ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise do te percaktohen nga nje komision qeveritar qe do te ngrihet ne kete funksion.

Kryeministri Sali Berisha urdheroi ngritjen e nje komisioni nderqeveritar i cili do te percaktoje projektet qe do te ndertohen ndersa permendi dy prej tyre qe sipas tij do te kulmojne keto festime sic jane selia e re e Parlamentit dhe nje stadium gjigand futbolli qe do te zevendesoje impiantin Qemal Stafa qe eshte aktualisht me i madhi ne vend. Ne Tirane mendoj se ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. 100-vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures e te funksionalitetit me modern. Ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete jozyrtar jo ne fushen e zyrave po duhet te jete stadiumi me modern i kryeqytetit - theksoi z. Berisha.
Vepra e dyte madhore eshte caktuar te jete ndertimi i nje stadiumi te ri per kryeqytetin nje simbol qe lidh sportin me rinine dhe vitalitetin e kombit shqiptar. Edhe per stadiumin nuk eshte vendosur nese do te jete ne vendin aktual ku ndodhet stadiumi kombetar apo do te ndryshoje.
Jane me qindra e mijera fansa tifoze te cilet bejne energjine e vertete me te paster te futbollit shqiptar te cilet kerkojne qe vendi i tyre kryeqyteti i tyre te kete nje stadum te parametrave me moderne. Ndaj Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100-vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne - theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›