E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret PS-ja uzurpon si partia komuniste e 45-es

Faksimilj qe verteton privatizimin e objektit

Reagojne pronaret e Shqiperia sot

Te nxitur nga shqetesimi qe u kane krijuar konferencat pa fund te PS-se dhe pasi kane degjuar me dite te tera manipulimin qe Edi Rama i ka bere ceshtjes se shitjes se ish- ekspozites Shqiperia Sot pronaret e vertete te truallit i kerkojne atij te qendroje larg prones se tyre. Marrja e prones ne menyre te dhunshme familja Rada e ka konsideruar si kthim ne kohen kur Partia Komuniste nisi te instaloje sistemin diktatorial ne 45-en duke i grabitur tokat dhe pasurine e paluajtshme shqiptareve.

Permes nje letre te hapur drejtuar z.Rama familja Rada pronare legjitime e truallit ku eshte ngritur kjo ndertese theu heshtjen duke i bere thirrje kryebashkiakut qe te heqe dore nga akuzat boshe pasi qellimi i tij i vetem eshte qe te grabise pronen e tyre. Familjaret i kujtojne Rames se ishte ai ne cilesine e kryetarit te Bashkise se Tiranes qe firmosi miratimin e privatizimit te objektit ndaj duhet te terhiqet nga deklaratat pa baza qe ka ndermarre ditet e fundit. Familja Rada beri publike vendimet konkrete qe sqarojne te gjitha etapat e ndjekura per privatizimin e objektit ndersa i kujtoi z.Rama se ka ikur koha e diktatures kur grabitej prona e ligjshme. Kjo familje ben te qarte se ne korrik te vitit 2008 bazuar ne te drejten qe i ka dhene ligji ka paraqitur prane Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes kerkesen per privatizim te objektit qe ndodhet mbi truallin qe disponojne. Familja Rada permes letres publike ben te qarte Pas perpjekjeve shumevjecare e shpeshhere te mundimshme nga ana e familjeve tona me ne fund arritem qe te vendosej drejtesia e mohuar ne 50 vite shtypje komuniste dhe ne te quhemi pronare te tokes sone. Por Edi Rama dhe partia e tij pasardhes natyrale te atij regjimi me nje gjuhe qe na sjell ne mendje vetem fleterrufete e koheve te shkuara jane duke bere plane per te na grabitur serish pronat tona.

Ruli-Shalsit Sipas ligjit kthyem pronen tek pronari

Ministri i Bujqesise Genc Ruli hodhi poshte dje akuzat e ngritura nga Partia Socialiste duke i pergenjeshtruar ato dhe cilesuar njeherazi gafa juridike. Gjate paradites nenkryetari i Grupit Kuvendor Socialist Eduard Shalsi akuzoi ministrin Ruli duke iu referuar nje vendimi te marre nga qeveria me 26 nentor te vitit 2008 duke thene se qeveria per zonen e ish-ekspozites Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim disa here me te ulet krahasuar me ato te zonave perreth cmim qe sipas Shalsit eshte 426 mije leke per meter katror. Por nepermjet zedheneses se tij ministri Ruli duke sqaruar te verteten e vendimit te vitit 2008 shprehet se Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes asokohe nuk ka bere shitjen e pasurise shteterore ish-ekspozita Shqiperia Sot. Sipas dikasterit te drejtuar nga ministri Ruli ne kete rast u eshte kthyer prona pronareve te ligjshem dhe me konkretisht thuhet ne deklaraten e zedheneses se ministrit Ruli ajo i eshte dhene familjes Rada nje siperfaqe prej 547 metra katrore dhe familjes Braja nje siperfaqe prej 841 metra katrore. Per kete arsye sqaron zedhenesja e ministrit Ruli cmimet e paraqitura nga deputeti socialist nuk kane asnje kuptim ne transparencen e kesaj ceshtjeje pasi pronaret thjesht kane perfituar token e tyre duke mos i dhene asnje shperblim shtetit. Deklaratat e sotme jane ne vazhden e akuzave qe PS ka bere ditet e fundit ne adrese te mazhorances.

Shqiperia Sot PS Shalsi U shit me cmime te uleta

Partia Socialiste publikoi dje disa materiale ne lidhje me privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot ku sipas saj ne te eshte perfshire ish-ministri i ekonomise Genci Ruli. Ne fjalen e tij deputeti socialist Eduard Shalsi nenvizoi faktin se ish-ministri Ruli nuk dha asnje pergjigje konkrete per pyetjet e bera dhe ne kete menyre PS-ja beri publike faktet konkrete te premtuara.Ne 26 nentor te vitit 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit perfshire ketu Bashkine e Tiranes. Ky vendim per zonen ku ndodhet ish-ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po kjo qeveri ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1 200 000 lekesh per meter katror pra tre here me te larte - tha deputeti Shalsi. Ne kete menyre ai iu drejtua ish-ministrit me disa pyetje rreth ketij fakti te paraqitur se fundi. Cila eshte logjika e perdorur ne vendosjen e ketij cmimi ne mbledhjen e ministrave dhe pse kjo zone eshte tre here me e lire se zonat e tjera qe e rrethojne- perfundoi Shalsi ne deklaraten e tij.

Leter e hapur e pronareve te truallit te ish-ekspozites

Z. Rama larg duart nga pronat tona

U bene tashme disa dite qe Edi Rama nepermjet ushtareve te tij po hedh balte mbi te drejten e shenjte te prones.

Te nxitur nga shqetesimi qe na ka shkaktuar furtuna mediatike e diteve te fundit e nisur qe nga salla e konferencave te shtypit te Partise Socialiste e ndiejme te domosdoshme te sqarojme opinionin publik me ane te kesaj letre te hapur si pronaret legjitime te truallit mbi te cilin eshte ndertuar Qendra Kombetare e Panaireve ish-ekspozita Shqiperia Sot.

Ne korrik te vitit 2008 bazuar ne te drejten qe na jep ligji dhe vetem ligji ne kemi paraqitur prane Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes kerkesen per privatizim te objektit qe ndodhet mbi truallin qe disponojme. Pas perpjekjeve shumevjecare e shpeshhere te mundimshme nga ana e familjeve tona me ne fund arritem qe te vendosej drejtesia e mohuar ne 50 vite shtypje komuniste dhe ne te quhemi pronare te tokes sone. Por Edi Rama dhe partia e tij pasardhes natyrale te atij regjimi me nje gjuhe qe na sjell ne mendje vetem fleterrufete e koheve te shkuara jane duke bere plane per te na grabitur serish pronat tona. Meqenese kemi pare ditet e fundit funksionare te Partise Socialiste qe ngrene pyetje pas pyetjesh besojme se e kemi dhe ne te drejtem tu bejme disa pyetje ketyre shokeve me shpresen qe do te marrim prej tyre pergjigje te sinqerta

1. A e dini ju qe ky truall ka qene gjithmone i regjistruar ne Hipoteke ne emer te familjeve tona

2. A e dini ju qe per disa vjet ne kemi marre qira nga shteti per perdorimin e prones sone

3. A e dini ju qe vete Kryetari i partise tuaj e ka miratuar vete zyrtarisht kete privatizim si Kryetar i Bashkise se Tiranes

4. A e dini ju qe bizneset qe ushtronin me qira veprimtarine e tyre ne pronen tone kane bere shume tentativa per te na e grabitur pronen

5. A e dini ju qe ne akoma nuk jemi te lire ta gezojme pronen tone dhe ta bejme ate funksionale

Nuk jemi aq naive sa te besojme se ju nuk jeni ne dijeni te ketyre fakteve. Por ju thjesht nuk doni qe ti shihni ato. Trashegimia juaj politike mesa duket ju ka brumosur me urrejtje per pronaret. Por mos harroni se koha e eterve tuaj nuk kthehet me kurre mbrapsht. Dhe askush nuk mund te preke me pronat tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›