E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Balla Qeveria te jape llogari per faktet tona

Pas deklaratave te bera nga deputeti i PD-se Aldo Bumci ndaj kryetarit socialist Edi Rama per abuzime me ndertimet tek zona e liqenit reagoi edhe selia roze nepermjet sekretarit te grupit parlamentar Taulant Balla. Deputeti socialist i beri apel mazhorances qe te jape llogari per faktet qe opozita po nxjerr ne drite dita- dites. Zoterinj pushtetare qe keni vjedhur votat per te vjedhur gjithe Shqiperine jepuni llogari shqiptareve per faktet qe po nxjerrim perdite per vjedhjet tuaja sepse per brockullat ndaj Edi Rames e Bashkise se Tiranes populli e ka dhene pergjigjen me vote 10 vjet rresht - tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›