100 vjet shtet, Elbasan nis në tetor aktivitetet

Në këtë vit jubliar të shpalljes së pavarësisë së vendit, Elbasani e thyen heshtjen duke vënë një axhendë për aktivitet artisiko kulturore. Në muajin tetor, ky qytet do të nis festimet.
Siparin do ta hap një panair ku do të jenë të ekspozuara objektet historike, por nuk do të mungojnë edhe panairet me punime artizanale karakteristike të qytetit. Eugen Isai, kreu i këshilli i qarkut Elbasan tha se një vemendje e rëndesishme do ti kushtohet edhe figurave dhe personaliteteve që kanë lënë gjurmë mbi aktin e pavarësisë së Shqipërisë ku do të organizohet një fotoeskpozitë për nder të këtyre figurave.
Në të njëjtin kuadër festimesh edhe bashkia Elbasanit ka bërë disa përpjekje të cilat kanë për qëllim rikthimin në identitet të qëndrës historike të Elbasanit duke bashkëpunuar ngushtë me biznesin vendas të cilët kanë dhënë kontributin kryesor për rikonstruksionin e monumenteve si Kulla juglindore e kalasë apo edhe kullës së sahatit në këtë qytet.