E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës, proçedim penal për gjyqtarin e Ilir Xhakes

Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për gjyqtarin e Ilir Xhakjas. Procedimi ndaj gjyqtarit, Neritan Tabaku, vjen pas inpektimit të dosjes, nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi rezulton të ketë penguar zbardhjen e vendimit për Ilir Xhaken. Ilir Xhakja është liruar nga burgu në vitin 2011, ndërsa të enjten shënoi një tjetër krim në CV e tij, duke ekzekutuar me armë zjarri Shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahirin, 49 vjec.
 

Lidhur me këtë vrasje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën masën e sigurisë me burg për Ilir Xhaken, për 38-vjeçarin, i cili akuzohet vrasësin e komisarit Adem Tahiri. Kjo ishte dhe masa e kërkuar nga prokuroria dhe trupa gjykuese e drejtuar nga Luan Hasneziri e pa të arsyeshme se kjo ishte e vetmja masë e mundshme për këtë rast.
 

Ndërkohë të premten, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi hetimin e procedurave të ndjekur për lirimin e Ilir Xhakjas. Ai rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë por me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes por më pas çështja pushoi dhe Xhakja u lirua në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›