Jeremiç merr sot kryesimin e AP-së në OKB

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, merr sot presidencën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në selinë e OKB-së në Nju Jork do të mbahet një ceremoni simbolike e pranim-dorëzimit të përgjegjësive ndërmjet kryetarit të deritashëm nga Katari, Nasir Abdulaziz al-Nasir, dhe Jeremiçit.
Kohë më parë, Jeremiç ka deklaruar se kërkesa eventuale e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës sa ai kryeson Asamblenë e Përgjithshme të këtij mekanizmi, do të ishte “akt i pamenduar provokimi”, i cili “nuk ka kurrfarë shansesh të ketë sukses”.