Rompej: Gazi, motiv për “ribashkim” të Qipros

Presidenti i Bashkimit Evropian tha se një zbulim i rezervave të gazit në brigjet e Qipros mund të ofrojë një nxitje të forte për të ribashkuar ishullin e ndarë etnikisht.
Herman Van Rompej iu tha ligjvënësve qipriotë të hënën se ndarja e burimeve natyrore mund të hapë rrugën drejt paqes, ashtu sikur lindi edhe BE-ja nga bashkëpunimi për qymyrin dhe çelikun mes rivalëve francezë dhe gjermanë.
Qiproja është ndarë në vitin 1974 kur Turqia pushtoi pjesën veriore, pas një grusht-shteti në Nikozi nga përkrahësit e bashkimit me Greqinë.
Bisedimet e gjata mes qipriotëve grekë dhe qipriotëve turq kanë ngecur.