100 vjetori, ekspozitë për "Nënë Terezën" në kryeqytet

Në shenjë nderimi për atë që e gjithë bota e quan "Nënë", Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” ka hapur një ekspozitë nën kujdesin e vecantë të presidentes se këtij fondacioni z.Liri Berisha në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe në të njëjtën kohë edhe 9-vjetorit të shenjtërimit të Nene Terezes,shenjtores se pare shqiptare.
Në fjalën e saj Liri Berisha theksoi se kjo ekspozitë është më ndryshe nga të tjerat, sepse ndryshon nga ana e koleksioneve, duke sjellë një larmi të figurës së Anjezë Gonxhe Bojaxhi dhe fushave të veprimtarisë.
Ambasadorë, politikanë, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, personalitete të biznesit, medias, miq, të ftuar i janë bashkuar kësaj ekspozite për të shijuar portretet, kujtimet,të dhëna dhe fakte në shenjë nderimi ndaj shenjtores Nënë Tereza.