E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijnë në shqip kujtimet e Mbretëreshës Geraldinë

"Geraldina e Shqiptarëve", e autorit australian Gwen Roby vjen për herë të parë në shqip nga Shtëpia Botuese UET PESS, si kontribut për historinë e vendit në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, duke sjellë kujtimet e Mbretëreshës të rrëfyera nga vetë ajo, por edhe rreth 200 dëshmi dhe kujtime nga miq dhe të afërm.
 

Presidenti i UET-së, Henri Çili tha se në historinë e 100 viteve Mbretëresha Geraldinë është pjesa më e bukur e historisë.
 

I pranishëm në këtë ceremoni, Princ Leka Zogu i II-të, tha se ky libër vjen në një kohë kur priten edhe eshtrat e Mbretit Zog të vijnë në Shqipëri, e kjo shprehet Leka Zogu II, con në mbylljen e një kapitulli historik.
 

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë përsonalitete nga fusha të ndryshme dhe familja mbretërore.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›