100 vjetori i Vatres diskutim ne Biblioteken e Kongresit Amerikan

Kete vit mbushen 100 vjet qe nga themelimi i Federates Panshqiptare Vatra. Kjo organizate u shnderrua shpejt ne pulsin e nje komuniteti qe megjithese i ri ne Shtetet e Bashkuara po tregonte nje shkalle organizimi dhe perkushtimi qe u shnderrua ne nje presion te konsiderueshem per kauzen shqiptare ne te gjitha nivelet e qeverisjes amerikane. Me rastin e ketij pervjetori Biblioteka e Kongresit amerikan organizoi nje diskutim mbi historikun dhe ndikimin e Vatres.
Nder mijera titujt mbi Shqiperine dhe shqiptaret nje koleksion impresionues i Bibliotekes se Kongresit ne Uashington deshmon rolin dhe trashegimine e Federates Panshqiptare Vatra gjate 100 vjeteve qe nga themelimi i saj.
Komuniteti shqiptaro-amerikan qe deri atehere kishte qene i organizuar ne shoqata me nje fokus dhe pjesemarrje te ngushte me themelimin e Vatres me 28 prill 2012 kishte nje federate te gjere patriotike politike dhe kulturore shpjegon Ambasadori i Kosoves ne Shtetet e Bashkuara Avni Spahiu
Historia e gjate dhe kontributet e gjata dhe te padiskutueshme te Vatres ne aspektin kombetar shpalosen ne hollesi ne librin Kalendari te Fan Nolit te botuar ne vitin 1918. Qe nga themelimi i saj Vatra ka deshmuar punen e Nolit dhe bashkepunetoreve te tij dhe ka sherbyer per vite si nje ze i fuqishem per te identitetin dhe ne ndihme te konsolidimit kombetar.
Ne kete periudhe te ngarkuar me ndryshime historike per kombet e Evropes beteja per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga aneksimi ishte objektivi kryesor i Vatres dhe Federata u mobilizua per te siguruar mbeshtetjen amerikane per ceshtjen shqiptare.
Merita e Vatres qendron edhe ne faktin qe nxiti vendimin e qeverise amerikane te kundershtoje Traktatin e Londres dhe bindi presidentin Woodrow Wilson per drejtesine e kauzes se saj.
Publicisti Agron Alibali aktualisht studiues prane Universitetit te Masacusetsit ndalet me shembuj kontrete tek puna e organizates ne pergjigje te kercenimeve territoriale ndaj vendit. Permes dokumentave arkivore nga institucione akademike dhe shteterore amerikane ai ofron si shembull reagimin e organizates ndaj rrezikut te gjymtimit te Shqiperise ne vitin 1920
Federata organizoi nje fushate te fuqishme me kontribute dhe aktivitete. Pastaj ata derguan njerezit me te mire si Fan Noli dhe Mehmet Koniza dhe me pas ne 23-24 maj 1920 ne Boston u organizua nje grumbullim i madh i shqiptareve nga gjithe Shtetet e Bashkuara si reagim ndaj nje rezolute te miratuar ne Senatin amerikan. Rezoluta i jepte Greqise Gjirokastren dhe Korcen. Delegatet e mbledhur ne Boston ne nje memorandum qe nxoren shprehin revoltim per vendimin per te cunguar Shqiperine.
Ilir Ikonomi autor i librit Faik Konica Jeta ne Washington dhe gazetar i Zerit te Amerikes sjell nje kendveshtrim me origjinal mbi Vatren duke u perqendruar tek marredheniet dhe tensionet e herepashershme mes Konices dhe Fan Nolit dy figurave te rendesishme te organizates
Keta dy udheheqes nuk kishin asgje kunder njeri-tjetrit per sa i takon dashurise per vendin. Secili prej tyre e donte vendin. Perse ndodhi kjo Perse ky debat i ashper neper gazeta Fan Noli botonte artikuj ku e kritikonte Konicen si nje nder lakejt e Mbretit Zog. Nga ana tjeter Konica e akuzonte Nolin si komunist.
Por ajo qe i dallonte keto dy figura shpjegon zoti Ikonomi eshte nje debati qe ngrihej mbi sulmet personale dhe nxitej mbi te gjitha mbi bindjet e tyre se cfare i sherbente ne ato momente te mires se kombit.
Pervec mbrojtjes se interesave shqiptare nje nder detyrat e Vatres ishte krijimi i nje sensi te kombit shqiptar. Shqiptaret ishin te ndare ne komunitete te ndryshme fetare disa prej tyre identifikoheshin ne baze te fese dhe jo etnicitetit. Udheheqesit e Vatres kishin detyren e veshtire te bashkonin te gjithe shqiptaret ne mbeshtetje te interesave te gjera te kombit.
100 vjet pas themelimit te saj kjo organizate vazhdon te jete nje forum bashkimi per shqiptaret rreth synimeve dhe interesave kombetare. Diskutimi ne Biblioteken e Kongresit shenon hapjen e nje seri festimesh e aktivitetesh qe shenojne permbushjen e nje shekulli qe nga themelimi i Federates Panshqiptare Vatra dhe perkojne njekohesisht edhe me 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.