Akuza e Sirisë: Mesi dhe Barcelona ndihmojnë rebelët
SIRI - Kishim dëgjuar gjithçka, por kjo është vërtet e re: një televizion sirian, pranë regjimit të Bashar Al-Assad, ka akuzuar Lionel Mesin dhe Barcelonën, se skemat e përdorura prej tyre në futboll, ndihmojnë rebelët sirianë për të futur armë në këtë vend nga Turqia dhe për të luftuar regjimin.
Gjithçka është thënë tepër seriozisht dhe pa pikë ironie, duke habitur botën. Sipas televizionit privat Al Dunya, skemat e lojës së Barçës dhe magjitë e argjentinasit në fushë, ndihmojnë për të hartuar strategji luftarake.
Televizioni thotë se imazhet e klasikes mes Barçës dhe Realit, të transmetuara në televizionin arab Al Jazeera, ngjajnë me kufirin me Turqinë dhe letrat e përdorura për të shpjeguar këto skema, janë një aktivitet spiunazhi. Po si funksionon kjo? Pasimet e Mesit dhe të Barçës, tregojnë rrugën që duhet ndjekur për të evituar kontrollet e trupave të Al-Asad për futjen e armëve në Siri në qytetin Dir al-Zur.
Ndërkohë, lojtarët përfaqësojnë kontrabandistët dhe topi, vendin ku futen armët. Ndërkohë, Guardiola shihet si gjenerali djallëzor, që me skemat e tij ka për qëllim të ndihmojë rebelët dhe jo si trajner. Në fakt, nuk dihet nëse nën akuzë është Tv Al Jazeera apo klubi i Barcelonës, por gjithsesi, lajmi është parë si një çmenduri.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)