E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra i dorezon autoriteteve te Serbise nje shqiptar te akuzuar per krime lufte

Autoritetet zvicerane i kane dorezuar autoriteteve te Serbise nje shqiptar te akuzuar nga gjykatat serbe per krime lufte ne Kosove. Shemsi Nuhiu me prejardhje nga Lugina e Presheves eshte arrestuar ne prill te vitit te kaluar ne Zvicer ne baze te nje urdher-arresti te leshuar nga autoritetet serbe te cilat e akuzojne ate per perfshirje ne krime lufte kunder civileve ne komunen e Gjilanit ne Kosove ne perfundim te luftes se vitit 1999.

Sipas akuzave te ngritura nga gjykatat ne Serbi Shemsi Nuhiu dhe 16 shqiptare te tjere ngarkohen per vrasjen e 80 civileve serbe dhe rrembimin e 150 te tjereve ne fund te luftes ne Kosove. Nente prej te akuzuarve jane denuar me nga tete deri ne 15 vjet heqje lirie lidhur me keto akuza. Ata ishin arrestuar ne dhjetor te vitit 2008 gjate nje operacioni ne Luginen e Presheves duke nxitur reagime te ashpra te shqiptareve te zones.

Ministri i Brendshem i Serbise Ivica Dacic ka theksuar se me dorezimin e zotit Nuhiu ka fituar drejtesia. Autoritetet ne Kosove u kishin bere thirrje zyrtareve te Zvicres qe te mos e dorezojne zotin Nuhiu qe ka shtetesi te Kosoves dhe te Zvicres ne Serbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›