E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Pavaresise, Topalli nderon 50 personalitete

Kuvendi i Shqiperise ka nderuar personalitet ne fushe e kultures, artit dhe mjekesise. Ne nje ceremoni shume te vecante, ne kete vit jubilar te 100-vjetorit te Pavaresise, Kuvendi i Shqiperise nderoi dje per kontributin e tyre, personalitete te letrave, artit e humanizmit shqiptar. Po ne kete event, Kryetarja Jozefina Coba Topalli dhuroi per artiste, shkrimtare, njerez te letrave, mjeke qe ndertuan themelet e mjekise shqiptare, botimin special te Kuvendit te Shqiperise "Aktet e themelimit te shtetit shqiptar", ne shenje nderimi dhe mirenjohjeje. "Artistet kane qene dhe jane miqte e vertete te shqiptareve. Ata u bene njerez te ndryshimit. Shqiptaret i besuan atyre dhe ata nuk i tradhtuan shqiptaret. Ne kemi nevoje per ta si per ajrin", u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Gjate fjale se saj

Topalli tha se, "Tash qe u ba Shqypnija, duhen ba shqyptaret", shkruante At Gjergj Fishta menjehere pas Shpalljes se Pavaresise ne fillim te vitit 1913. Tingellon kjo fraze sa therese, sa ironike, e idhet, si e verteta. Po kush do t'i bente shqiptaret qe te ndjeheshin shqiptare? Natyrisht ky qe misioni me i rende, me sfidant, me kryenec, me jetesor qe i binte mbi shpine vecse njerezve te kultures. Me mire me thane: punetoreve te kultures. Ketyre mjeshtrave idealiste qe nisen te ndertonin gur mbas guri ngrehinen e identitetit kulturor shqiptar. U desh te deshmohej me se pari se jemi sa njelloj ne dinjitet po aq edhe te ndryshem ne kulture", - theksoi Topalli. Duke vleresuar kontributin e ketyre personaliteteve, Kryetarja e Kuvendit tha se, iluministet ushqyen rrenjet dhe idealet e kombit tone, duke percjelle nje mesazh patriotizmi per te gjithe. "Nisi keshtu puna e madhe e ketyre iluministeve te germonin rrenjet e ketij identiteti. Te germonin token prej se ciles do mbinin kolonat e ngrehines se identitetit: Kolona e pare, gjuha shqipe. Kolona e dyte, eposi i kreshnikeve. Kolona e trete, kanunet dhe statutet dhe kolona e katert, perrallat kombetare. Mbi keto kater shtylla ne mund ta ndertonim tempullin tone. Mund ta zbukuronim ate me letersi, me muzike, me pikture, skulpture dhe fotografi, me teater dhe kinema, me balet dhe opera e me te gjitha ekspresionet e tjera perhere e me te holla artistike. Keshtu gjeneratat e shkrimtareve dhe artisteve u bene perhere e me te pranishme ne jeten e vendit. Ato u bene njerez te ndryshimit, qe shpesh ishin me te besueshem dhe rrethoheshin me simpati. Shqiptaret i besuan atyre dhe ata nuk i tradhtuan shqiptaret. Ky dialog historik, i besueshem dhe i vertete, e ka shoqeruar dhe i ka dhene fame kesaj miqesie", shprehu me tej Topalli. Nder emrat qe u vleresuan gjate kesaj ceremonie ishin, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ibrahim Madhi, Dritero Agolli, Ismali Kadare, Eqerem Cabej, Prenke Jakova, Faik Konica, Pashko Gjergji, Fatos Kongoli, Sajmir Pirgu, Inva Mula dhe shume personalitete te tjere.

Personalitetet qe u vleresuan ne 100-vjetorin e Pavaresise

1. Ismail Kadare (1936- )

2. Gjergj Fishta (1871 - 1940)

3. Eqerem Cabej (1908-1980)

4. Pashko Gjeci (1918-2010)

5. Faik Konica (1875-1942)

6. Fatos Kongoli (1944-)

7. Sajmir Pirgu (1981-)

9. Ali Podrimja (1942-2012)

10. Gjon Shllaku (1923-2003)

11. Ibrahim Kodra (1918-2006)

12. Marubi

13. Dritero Agolli (1931)

14. Cesk Zadeja (1927-1997)

16. Martin Camaj (1925-1992)

17. Vangjush Mio (1891-1957)

18. Mitrush Kuteli (1907-1967)

19. Azem Shkreli (1938-1997)

20. Baltazar Benusi (1897-1982) Luigj Benusi (1904-1986)

21. Prenke Jakova (1917-1969)

22. Lin Delia (1926-1994)

23. Akademik Sabri Hamiti (1950-)

24. Tonin Harapi (1928-1992)

25. Inva Mula dhe Avni Mula

26. Rrok Zojzi (1910-1995)

27. Aurel Plasari (1956-)

28. Reshat Arbana (1940-)

29. Robert Shvarc (1932-2003)

30. Eqerem Vlora (1885- 1964)

31. Gjok Beci (1939-)

32. Fatos Arapi (1930-)

33. Lec Kurti (1884-1948)

34. Grupi "Lira" (1922-)

35. Aleksander Xhuvani (1880-1961)

36. Tish Dajia (1926-2004)

37. Ibrahim Madhi (1945-)

38. Frederik Shiroka (1907-1955)

39. Kadri Kerciku (1907-1972)

40. Hamdi Sulcebe (1907-1993)

41. Ferdinand Paparisto (1918-2000)

42. Selaudin Bekteshi (1917-2003)

43. Besim Zyma (1901-1983)

44. Selman Riza (1909-1988)

45. Injac Zanputi (1910-1998)

46. Justin Rrota (1889-1964)

47. Shefqet Ndroqi (1914-2001)

48. Aleksander Prosi (1920-1985)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›