E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu Historik ekspozon veshjet e rajonit verior per Jubile

Nje ekspozite etnografike me veshje te rajonit verior dhe disa te rretheve te tjera te Shqiperise eshte celur dje ne Muzeun Historik te qytetit te Shkodres ne kuader te 100- vjetorit te shpalljes se Pavaresise. Pergjegjesi i pavijonit te Etnografise prane Muzeut Historik te Shkodres, Ndricim Mlika, ka pohuar per mediat se pjesa me e madhe e ketyre veshjeve ekspozohen per here te pare ne kuader te kremtimeve per 100-vjetorin e Pavaresise. "Jane rreth 40 objekte, te cilet i perkasin periudhes nga viti 1820 deri ne 1936 qe eshte me i vonshmi, objekte keto te prodhuara ne menyre artizanale me qendisje". Sipas tij, punimet, te cilat jane kryesisht jeleke, i perkasin zones se qytetit te Shkodres, por kemi edhe te zonave perreth, si jeleku me krahe i Gjakoves, qe ne publik njihet si "mitan Gjakove", perdorimi i te cilit ka qene nga viti 1910, si dhe jeleku i Permetit, i cili eshte i viteve '30-te. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne fund te javes, nderkohe ne ditet e tjera ne vazhdim, Muzeu Historik i Shkodres ka te programuara edhe aktivitete te tjera ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›