E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i ligjeve, Berisha: PS ne 2013 humbjen me te madhe Rozeta Rapushi

Mos votimi nga Partia Socialiste ne Kuvend i tre projektligjeve per integrimin, do t'i sjelle kesaj force politike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, humbjen me te thelle ne 22 vitet e fundit. Paralajmerimi u be dje nga Elbasani nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhej ne kete qytet per te marre pjese ne punimet e Forumit Rinor te Partise Demokratike. Teper kritik, kreu i qeverise permendi te gjitha pengesat qe sipas tij, kreu i opozites i ka sjelle procesit te liberalizimit te vizave, anetaresimit ne NATO dhe sot marrjes se fteses per statusin e vendit kandidat. "Ka tre muaj qe mban peng ne parlament tre ligje, te cilat Komisioni Evropian kerkon qe te votohen. Une i bej thirrje zotit Rama, ne emer te interesit te te gjithe te rinjve shqiptare, mos te deshmojne para Evropes se shqiptaret nuk pranojne te votojne ligjet per te votuar perfundimisht statusin e vendit anetar ne BE. Sikunder e siguroj se verdikti i shqiptareve mbi te, ne qofte se u bllokon rrugen e integrimit do te jete njelloj me Vaterlone e viteve '91, qe shqiptaret iu treguan eterve te Edi Rames. Do te kete nje humbje me te thellen se 22 viteve te fundit, se humbjen e ka te sigurt ne cdo variant", - u shpreh kreu i qeverise. Ai permendi se Rama kohe me pare beri nje zotim para shqiptareve, pasi humbi bashkine, pasi mori 140 mije vota me pak, "se une tani nuk do te bllokoj me reformat per integrimin". Por sipas kryeministrit, Rama e harroi shpejt zotimin e tij. "Rama qendron ne armiqesi te eger me kete politike. Mendova njehere se ai ka pasur veshtiresi ne shkolle. Si ka mundesi te ngrihet kunder nje politike qe i jep mundesine te rinjve shqiptare te kthejne ne realitet endrren e rinise se tyre, endrren universitare. Te tjere me thane se inatin e madh me te rinjte e ka ne vitet 90 sepse ata permbysen pushtetin e eterve te tij. Une kete nuk e di, por di se ne sot kemi 162 mije studente nga 52 mije qe kishim ne vitin 2005", - vijoi Berisha. Sipas tij, programi i PS-se, "Rilindje" nuk eshte gje tjeter vecse rilindja e bllokut. "Shoku Edi Rama, me "Rilindjen" e tij nenkupton kryekeput rilindjen e bllokut. Por, ne qofte se rilindja vjen me taksen progresive te Spiro Kolekes, vjen me mbylljen e dyerve te universiteteve, punesimin e Partise Socialiste apo 99-ve dhe injorimin e Shqiperise, ne qofte rilindja vjen me gjithcka ne funksion te endrres se tij qe nuk do te realizohet kurre, te kryeministrit te ardhshem, pasi do te jete kryeminister ne bankine. Ajo eshte rilindja e bllokut, i cili ne vitin 1990 u hodh ne koshin e plehrave te historise kombetare. Nuk kthehet me kurre", - vijoi kryeministri. Ne kete kuader, Berisha u tha te rinjve, te shkojne e te trokasin ne cdo dere, mendje dhe zemer te shqiptareve, sepse forca politike qe ata mbeshtesin ka shnderruar ne realitet programin e saj. "Ju trokisni ne cdo dere, ne cdo mendje dhe zemer te shqiptareve, sepse premtimi yne solemn 'Shqiperia vend i zhvilluar' po behet cdo dite, cdo jave, cdo muaj e cdo vit realitet me i madh. Shqiperia vend i zhvilluar do te thote qe Shqiperia te kete treguesit e vendeve te zhvilluara. Dhe nuk ka projekt me te veshtire e me ambicioz per Shqiperine e shqiptaret se ky projekt. Ne nuk jemi ende nje vend i zhvilluar. Ne kerkojme mandatin e ardhshem per te shnderruar Shqiperine ne vend te zhvilluar", - theksoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›