E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Segmente te PS mbeshteten nga krimi i organizuar Qamil Xhani

Deputeti Kastriot Islami reagon ashper ndaj qendrimeve te Partise Socialiste per mos votimin e tre ligjeve qe lidhen me integrimin e vendit. Per here te pare, ish deputeti i PS-se flet per nje grup te caktuar ne seline roze, qe punon kunder integrimit te vendit. Ai shkon edhe me tej ne akuzat e tij, duke deklaruar se keto segmente te PS-se kane mbeshtetje nga krimi i organizuar. "Keto sjellje radikale dhe anti-integruese kane suport nga elemente apo segmente qe kane remineshenca te mentalitet te vjeter, qe kane bazament korruptiv, e te lidhura me krimin e organizuar dhe synojne te maksimalizojne suksesin elektoral permes demtimit te imazhit konstruktiv te politikes se jashtme te vendit, ne marredheniet me BE dhe vendet e BE, me fqinjet dhe vendet e rajonit", shprehet deputeti Kastriot Islami ne adresen e tij ne rrjetin social Facebook. Ai shton se qendrimet radikale dhe kunder integrimit ne PS jane ende ne minorance, por sipas tij ato po gjejne mbeshtetje dhe po behen vendimmarrese ne sjelljen politike te opozites. "Radikalizmi dhe qendrimet anti-integruese rezultojne elemente te sjelljes se segmenteve te caktuara te opozites, te cilat ndonese mbetet minoritare, jane ne rritje dhe percaktuese te shume vendimmarrjeve te rendesishme te forces kryesore te opozites, vendimmarrje qe lidhen drejtperdrejte apo terthorazi me integrimin evropian", shprehet ai. Ish-ministri i Jashtem dhe deputeti i PS-se shprehet se me zhvillimet e fundit politike, selia roze po merr kosto. Sipas tij, pavaresisht argumenteve te sjella ne publik, ne opinionin vendas dhe ate te huaj eshte krijuar ideja se eshte Partia Socialiste ajo qe ka bllokuar integrimin e vendit me mos votimin e tre ligjeve. "Nga vleresimet e perceptimeve te publikut shqiptar dhe/ose te opinioneve te partnereve nderkombetare rezulton ne nje mase te konsiderueshme me shume pergjegjese opozita sesa maxhoranca", shprehet Islami. Ai shton se me qendrimin e opozites, vendi rrezikon te mos marre statusin e vendit kandidat. "Fatkeqesisht gjasat jane qe statusi i vendit kandidat te BE te bllokohet edhe kete vit. Ky do te ishte nje rast tjeter i humbur per shqiptaret dhe Shqiperine. Nje mesazh jo pozitiv ne pervjetorin e 100 te pavaresise", shprehet deputeti, Kastriot Islami. Me heret, Islami ka komentuar dhe debatin per ceshtjen e Fierit. Ai ka theksuar se ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor dhe nuk duhet te perdoret nga Partia Socialiste per te bllokuar integrimin. "Ende procesi gjyqesor nuk eshte permbyllur. Une jam dakord qe rasti i Fierit te futet ne rrugen e zgjidhjes perfundimtare. Por kjo nuk do te thote se nese ceshtja e Fierit kerkon kohe per tu zgjidhur, kjo ceshtje te pengoje e bllokoje integrimin e vendit. Kjo eshte e gabuar", shprehet deputeti Kastriot Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›