E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori i Pavaresise dokumentari per Skenderbeun cel kremtimet

Dokumentari “Skenderbeu” i realizuar nga regjisori, Vladimir Prifti ka çelur siparin e dokumenatareve që do të shfaqen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Vetë regjisori u shpreh se “kam sjellë një film dokumentar që u qëndron besnik fakteve historike, por që ka sjellë edhe risi mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut”.
Dokumentari “Skënderbeu” është i pari i kësaj gjinie realizuar për heroin kombëtar, ku pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e tij përmes argumentave të historianëve të njohur si Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Luan Malltezi, por edhe komenteve që i behet për gjuhën, portretin e armët e Skënderbeut nga Moikom Zeqo dhe Ferid Hudhri. Filmi është xhiruar pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe në vende të huaja si në Itali (Napoli, Roma, Firence, Siena, Milano), Kroaci, Turqi ,Stamboll (Dubrovnik), por ky film nuk është i përfunduar pasi pritet që të realizohen edhe dy pjese të tjera.
Në karrierën e tij, regjisori njihet për realizimit e filmave, artistikë dhe dokumentarë që e kanë marrë fillin nga historia. Filmi përfshin gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut referuar dokumentevete shekullit XV të grumbulluar deri më sot, me akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore e lindore, të vjela nga historianë të ndryshëm në arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›