E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e FRESSH Meta Ftoj Ramen ne nje perballje mediatike

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i kundërpërgjigjet protestës së organizuar nga forumi rinor eurosocialist, lidhur me vendimin e gjyktës, e cila e nxori të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin. Kështu, duke shigjetuar ashpër kreun socialist, Edi Rama, mbi mënyrën sesi ai po e përdor këtë forum dhe të rinjtë pjesë e tij, Meta e ftoi Ramën në një përballje mediatike, ku secili të argumentojë pretendimet. Megjithatë, në vlerësimin e kryetarit të LSI-së “e vërteta është e kristaltë, vendimi për mua unanim 5 me 0, ndaj ftoj Ramën të dalë e të japë prova”.
Sipas Metës, Rama futi videopolitikën në jetën politike. Madje, duke iu referuar simbolit me të cilin u organizua protesta e FRESSH, Meta i bëri thirrje Ramës që “të kërkojë falje për gjendjen e varrezave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›