E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Pavarësisë sjell aktorët e Kosovës në TK

Ky aktivitet, një traditë tashmë në TK, zhvillohet në kuadër të shkëmbimeve reciproke artistike, por këtë vit merr një peshë tjetër në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Për dy javë rresht do të jenë të ftuar në TK trupa nga Prishtina, Prizreni dhe Peja me shfaqje të zhanreve të ndryshme.

Teatri i Prizrenit do të sjellë veprën “Monserati”, me regji nga Roland Roshi, ndërsa Prishtina vjen me veprën “Nata e Helverit”, me regji nga Altin Basha, si dhe veprën “Nata e dymbëdhjetë” me regji nga Ilir Bokshi. I ftuar do të jetë edhe Teatri “Istref Begolli” nga Peja, me veprën “Kur loti ngrin në qepallë”, mbi motivet e Kadaresë dhe Jusuf Gërvallës.

TK ka filluar përgatitjet edhe për realizimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, i cili këtë vit do t’i dedikohet tërësisht dramës shqipe. Në këtë eveniment do të jenë pjesëmarrëse të gjitha trupat teatrore shqipfolëse nga Kosova dhe Maqedonia.

Festivali Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe, që i ka munguar prej shtatë vitesh kryeqytetit, do të rikthehet në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë, në periudhën tetor-nëntor.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-26 20:03
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›