E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në selinë qendrore të OKB-së

Droga ishte në çantë të printuar me logon e organizatës dhe mbërriti në zyrën e postës së OKB-së duke aktivizuar alarmin e sigurisë.

Zëdhënësi Paul Browne tha se droga duket se është dërguar aksidentalisht në OKB. Ajo ishte dërguar nga Meksiko Siti nëpërmjet “Cincinnati”-t dhe nuk kishte asnjë adresë.

Çanta e bardhë ngriti dyshime kur po skanohej ngase logoja e OKB-së ishte stampuar në mënyrë të dobët, siç duket, në përpjekje për ta kaluar si çantë zyrtare.

Nënsekretari për sigurinë, Gregory Starr, tha për “AFP”-në se “sipas mendimit tim modest, kjo ishte punë e trafikantëve të drogës të cilët janë përpjekur të fusin diçka në SHBA dhe siç duket kanë planifikuar diçka gabim”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-27 09:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›