E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i Pavaresise statuja e Skenderbeut edhe ne Budapest

Kover Topallit Mbeshtesim integrimin e Shqiperise ne BE Kryeparlamentarja Shqiperia eshte nje vend i vogel i mundesive te medha

Statuja e heroi kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut shume shpejt do te jete edhe ne nje nga sheshet kryesore te Budapestit. Ky fakt u be i njohur gjate takimit qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi me homologun e saj hungarez Lazlo Kover. Gjate takimit te zhvilluar ne kuader te vizites zyrtare te Topallit ne Hungari dy homologet diskutuan per aktivitetet e perbashketa qe do te organizohen vitin e ardhshem ne 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise ngjarje kjo qe perkon me 90-vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve Me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe 90-vjetorit te vendosjes se marredhenieve mes dy vendeve ne nje nga sheshet kryesore te Budapestit do te vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skenderbeut - tha kreu i Parlamentit te Hungarise. Ai shprehu me tej bindjen se bashkepunimi parlamentar mes Hungarise Frances dhe Shqiperise permes projektit IPA i iniciuar nga Jozefina Topalli do te jete nje projekt i suksesshem qe do te afroje edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian. Me gjithe krizen ne eurozone - tha Lazlo Kover - ne jemi te mendimit se zgjerimi Bashkimit Evropian eshte zgjidhja me e mire. Ne shenje nderimi per Shqiperine Kryetari i Parlamentit te Hungarise shprehu ngushellimet per ndarjen nga jeta te Leka Zogut I ne librin e zise hapur ne ambasaden shqiptare ne Budapest. Mbreteresha Geraldine ishte hungareze. Topalli e falenderoi homologun hungarez per mikpritjen dhe per mbeshtetjen qe Parlamenti i Hungarise i ka dhene Kuvendit shqiptar dhe Shqiperise ne ratifikimin e te gjitha marreveshjeve duke nisur nga MSA-ja ratifikimi i Protokollit te NATO-s heqja e vizave. Po ashtu Hungaria eshte nje vendet e para qe njohu Pavaresine e Kosoves. Topalli gjithmone ka vleresuar politiken e jashtme te Hungarise ndaj Shqiperise dhe vendeve te rajonit. Gjate vizites se saj ne Hungari Kryeparlamentarja ishte e ftuar nga Instituti i mirenjohur i Politikes se Jashtme te Hungarise per te referuar e bashkebiseduar per modelin ekonomik te Shqiperise per potencialet dhe mundesite qe ajo ofron per perspektiven evropiane. Duke folur mbi temen Shqiperia permes reformash Kryetarja e Kuvendit nenvizoi Shqiperia fale modelit te saj ekonomik uljes se taksave rritjes se investimeve reduktimit te administrates rritjes se rrogave e pensioneve eshte nder vendet e pakta qe nuk kaloi ne recesion pavaresisht se eshte e rrethuar nga vende qe u preken thelle nga kriza ekonomike dhe kriza e borxheve. Shqiperia eshte nje vend i vogel i mundesive te medha qe ka rritje ekonomike e qe ofron mundesi te pafundme investimi e turizmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›