Volfart Heqja e imunitetit te zyrtareve garanci per luften antikorrupsion

Bojkoti i opozites i kushtoi Shqiperise 2 vjet Kuvendi te vijoje bashkepunimin per reformen zgjedhore dhe ligjet me 3/5
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Volfart ben serish thirrje per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte. Gjate nje tryeze te organizuar ne bashkepunim me Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive para studenteve te Drejtesise ai theksoi se imuniteti i zyrtareve te larte dhe mungesa e transparences dhe baza ligjore jane dy problemet kryesore ne luften kunder korrupsionit. Ai kerkoi bashkepunim mes paleve ne luften kunder korrupsionit pasi sipas tij qeveria nuk mund ta luftoje e vetme kete fenomen. Madje shtoi ambasadori i OSBE-se duhet angazhim dhe nga media dhe shoqeria civile. Volfart komentoi me tej dhe situaten politike ne vend duke theksuar se bojkoti i opozites sipas tij i ka kushtuar Shqiperise dy vite ndersa keshilloi palet politike te punojne per reformen zgjedhore e per zgjedhjen e Avokatit te Popullit tani qe jeta parlamentare i eshte kthyer normalitetit. Bojkoti i kushtoi Shqiperise 2 vjet por situata tani eshte normale e Parlamenti po funksionon. Parlamenti duhet te votoje ligjet me 3/5 te punoje per reformen zgjedhore. Eumlshte me rendesi edhe zgjedhja e Avokatit te Popullit - tha Volfart. Ai ka folur edhe per 21 janarin duke thene se tashme kjo ngjarje ka kaluar. Z. Volfart thene se kane qene pikerisht ata qe kane normalizuar situaten. 21 janari tashme ka kaluar. U desh nderhyrja jone per te normalizuar situaten - tha Volfart
Thirrja
Gjate fjales se tij para studenteve te drejtesise ambasadori i OSBE-se theksoi se lufta kunder korrupsionit perben nje perparesi kryesore per Prezencen e OSBE-se ne Shqiperi qe ze vend ne mandatin e saj aktual. Imuniteti i plote i zyrtareve te larte publike duke perfshire edhe gjyqtaret mbetet pengese kryesore per nje hetim efikas dhe te suksesshem. Ky imunitet se bashku me mungesen e nje qasjeje pro-aktive ne ndjekjen e ceshtjeve dhe mungesa e burimeve nga ana e organeve te zbatimit te ligjit vazhdon te pengoje seriozisht hetimin efikas - deklaroi dje Volfart. Ndersa rendi pasojat e shumta te korrupsionit ambasadori shtoi se angazhimi i qarte i autoriteteve per te luftuar korrupsionin nuk eshte pasuar gjithmone nga nje zbatim konsekuent i ligjeve ekzistuese. Duhet te krijohet nje regjister me bindes dhe me i qendrueshem i historikut te vendimeve te gjykates dhe te ndiqet nje politike me e ashper denimesh dhe/ose gjobash ne rastet e korrupsionit sidomos ne ato raste ku perfshihen zyrtare te larte. Pervec kesaj trajtimi i vendosur dhe transparent i rasteve qe lidhen me akuza per korrupsion pavaresisht statusit te te akuzuarve mbetet nje tregues kyc i pavaresise gjyqesore - theksoi ai. Por nje rol po kaq aktiv sipas Volfartit duhet te luaje edhe shoqeria civile apo OJQ-te e ndryshme po ashtu dhe media. Eumlshte gjithashtu e rendesishme qe te forcohet me tej nje administrate etike profesionale dhe e paanshme nje administrate qe mbeshtetet tek procedurat dhe qe garanton nje punesim te drejte shperblim te pershtatshem dhe nje zhvillim karriere te bazuar tek merita dhe rezultatet ne pune - tha ai. Prandaj sipas tij media shoqeria civile dhe publiku i gjere duhet ti mbeshtese ne menyre aktive institucionet si ILDKP-ne kunder korrupsionit kur perballet me dyshime per korrupsion. Sic ka thene dikur edhe qytetarja e njohur amerikane znj. Bes Majerson Bashkepunetori me i madh i krimit te korrupsionit eshte shpesh vete indiferenca jone - mbylli fjalen e tij Volfart.
Reagon Rama Vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet
Kryesocialisti Edi Rama reagon pas komenteve te ambasadorit te OSBE-se Eugen Volfart lidhur me pergjegjesine e opozites ne pengesat per integrimin e vendit. Sipas tij bojkoti i opozites i kushtoi 2 vjet vendit. 21 janari nuk mbyllet kurre pa ndeshkimin e vrasesve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja e zgjedhjeve dhe keqqeverisja i dashur ambasador i OSBE - ka reaguar z. Rama ne faqen e tij ne rrjetin social Twitter.
Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive do te krijoje grupe pune me studentet per te evidentuar por edhe per te parandaluar korrupsionin ne arsimin e larte. Kjo u theksua dje nga kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla ne diskutimin e hapur Studentet aktive ne luften kunder korrupsionit zhvilluar me mbeshtetjen e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunimit Evropian OSBE ne kuader te Dites Nderkombetare Kunder Korrupsionit. Ne disa raste jane marre masa shtrenguese per pedagoge te cilet shfrytezojne pozicionin e tyre per perfitime personale. Por jemi te bindur se nuk eshte goditur thelbi i ketij problemi - tha Llalla. Sipas tij zgjidhja eshte shume e thjeshte Nese secili prej nesh ben mire ate qe mendon se eshte e drejte per te ardhmen e vendit jemi te sigurt se do te ndihmojme ne permiresimin e imazhit te Shqiperise. Duke e konsideruar korrupsionin ne sfide te rendesishme por jo te pamundur Llalla nxiti studentet e drejtesise qe sot dhe ne te ardhmen te jene aktive ne ceshtjet kunder abuzimit me pushtetin publik te cilat perbejne thelbin e qeverisjes se mire te nje vendi. Ju studentet e Drejtesise si prokuroret dhe gjyqtaret e se nesermes duhet te jeni te afte te permiresoni sistemin e drejtesise ne Shqiperi. Vetem me ndershmeri dhe korrektese do te jeni ne gjendje te vini drejtesi ne sistemin e drejtesise - theksoi kreu i ILDKP-se.