E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavaresise u organizua parada e Forcave te Armatosura

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë u organizua në shesh parada e Forcave të Armatosura në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në këtë ceremoni të veçantë morën pjesë personalitete të lartë të shtetit shqiptar, Kosovës, ambasadorë e diplomatëve të shumtë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i cili u këndua njëzëri nga të gjithë qytetarët që ndodhen në shesh, fjalën e mori i pari kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Urime për 100 vjetorin e Pavarësisë, për festën e flamurit. Ndihemi krenarë për arritjet e deri sotme, ndaj duhet ta mbajmë lart flamurin e kombit tonë. Ndihemi krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO, por duhet të ecim përpara që të jemi të bashkuar në Bashkimin Europian”, vlerësoi Thaçi. 
Berisha: Gëzuar 100 vjetorin e kombit dhe të dheut tonë Kryeministri Berisha erdhi përpara të pranishmëve dhe Forcave të Armatosuave me një fjalim ku përshkrimi i figurave dhe vlerave historike erdhi me superlativa.  Duke u uruar shqiptarëve festën e madhe të kombit dhe dheut tonë, Kryeministri Berisha shprehu falenderime për praninë e miqve të Shqipërisë, në këtë festë kaq të rëndësishme për historinë e vfendit.  “Qytetarë të 100 vjetorit të Pavarësisë, sot është dita e Flamurit, altari ku dhanë jetën për liri dhe pavarësi mijëra dëshmorë të kombit tonë. Këtë vit ne së bashku kemi nderuar të rënët tanë në betejat dhe luftrat ndër vite, lavdi të rënëve të kombit shqiptar. Në këë vit kemi nderuar më shumë se kurrë prijësit tanë, Ismail Qemailin babain e pavarësisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar, Hasan Prishtinën arkitektin e pavarësisë, Isa Boletinin, Robinhudin shqiptar. Nder për jetë Ismail Qemal Vlorës, burrit të shquar të kombit shqiptar. Sot në 100 vjetorin e Shqipërisë së pavarur dua të përulem me nderimin më të madh ndaj qytetarit shqiptar që përgjatë këtij kalvari historik je gjithcka, je Zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti edhe në kohët më të vështira armët nuk i lëshove kurrë nga dora , si feniks e ngrite në rrjedhën e kohës. Ti je Skëndërbeu i përjetshëm i shqiptarëve. Ju me mundin, djersën, gjakun tuaj, krijuat këtë vend dhe bëtë që vendi juaj që vetëm 20 vite më parë të renditej si vendi më i varfër në botë të ngrihet si feniksi krenar mes vendeve tjera”, vuri në dukje Berisha.  Po në këtë linjë, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se “dita e 100 vjetorit të Pavarësië është dita e qytetarit shqiptar, e besimit te Krishti e Muhamedi, tolerancës së shkëlqyer fetare”.  “Shqiptarë unë ndjehem krenarë me ju, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, uroi Berisha në këtë ditë të madhe qytetarët e Shqipërisë. 

Pas përfundimit të kësaj parade, ceremonia u kurorëzua me hedhjen e fishekzjarrëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›