E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avramopulos anulon viziten ne Tirane

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka anuluar në momentin e fundit vizitën e tij në Tiranë. Ai ishte ftuar me rastin e festimeve për 100 vejtorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka justifikuar mungesën duke shprehur pakënaqësinë e qeverisë greke ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar. Deklaratat në fjatë të Kryeministrit Berisha u bënë me rastin e festimit të përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë, një ditë më parë. Në deklaratën për shtyp të ministrisë së jashtme grejke sqarohen arsyet e anulimit të vizitës. “Deklarata si këto nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe  marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. Gjithashtu dhe për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energji. Ndërkaq zëdhënësja e kryeministrit Berisha,  Erla Mëhilli ka sqaruar më tej deklaratën e kreut të qeverisë. Deklarata u bë nga Kryeministri dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza. “Deklarata e kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve me parë. Kjo deklaratë nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te Jugut, Veriut apo lindjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›