100-vjetori i drejtësisë shqiptare, Nishani: Sfidë, zbatimi i ligjit të bëhet realitet
TIRANË- Me rastin e javës së drejtësisë në 100 vjetorin e institucionalizimit të saj, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, organizoi një pritje në institucionin e Presidencës ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Kreu i shtetit vlerësoi se diktatura penalizoi drejtësinë, ndërkohë që hapat që do ndërmerren sot do të jenë vlerë për të ardhmen.
“Për të ardhur deri më sot, sistemi ka pësuar ndryshime të rëndësishme duke u përballuar me sfidat dhe kushtet që ka kaluar vendi, të cilat e kanë zhvilluar ose penalizuar atë. Këto 100 vite nuk kanë qenë aspak të lehtë. Në këtë fundshekull të këtij sistemi ndjej që kemi sfida jo të lehta për të përballuar. Ajo që shohim kur shohim të kaluarën është se hapat që ndërmarrim sot do të shënojnë vlerë në të ardhmen. Kombi shqiptar ka treguar është se është një komb që dëshiron të ecë më shpejt se të tjerët. Sistemi sot bazohet në parimin e pavarësisë së pushteteve dhe luajalitetit mes tyre. Profesionalizmit dhe vendosjes në plan të parë të respektimit edhe të drejtave dhe lirive të njeriut”, u shpreh Nishani.
Presidenti Nishani nënvizoi se sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë që e drejta e qytetarit të bëhet realitet i prekshëm.
“Sot ne shqiptarët debatojmë për cilësinë e funksionimit të lirisë dhe shtetit të se drejtës. Sot ka vend për legjislacion më të konsoliduar, ndërsa disa nga arritjet janë reale dhe të prekshme. Drejtësia themeli i demokracisë, duhet të sigurojë që e drejta e qytetarit të jetë realitet i prekshëm. Sfidë që kërkon që zbatimi i ligjit të behet realitet. Reforma në sistemin e drejtësisë është reformë madhore, duke siguruar që shteti i së drejtës funksionon”, nënvizoi Nishani.
vijon