E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkatarët gjejnë një 35-vjecar të mbytur në lumin Drino

TEPELENË- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drino. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije , u gjet nga disa peshkatarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e moshës 35-vjecare është shtetas i huaj.

Të njëjta burime konfirmojnë se 35-vjecari është mbytur në përpjekje për tu futur ilegalisht në Shqipëri. Shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë ataku kardiak. Policia nis hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e vdekjes së tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›