E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-shkodranëve: Më 23 qershor kundër shpurës së Jozefinës që ju ka turpëruar

SHKODËR- Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për Qarkun e Shkodrës, i ka bërë thirrje shkodranëve që të “Rilindin PD” duke e dërguar në opozitë.

“23 qershori është dita që Shkodra të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, kur Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës, të japë një votë për PS-në, dhe jo për PD-në, të votojnë për Rilindje dhe jo për Jozefinën dhe shpurën e saj që e ka turpëruar Shkodrën. Ta Rilindin PD duke e quar në opozitë dhe duke e cliruar nga kthetrat e oborrit të një pushteti, që sot kur ka hyrë viti i parë i 100 vjetorit të dytë të shteti, nuk është në gjendjet ë përballet me plagët që ka hapur vetë”, kërkoi Rama.

Rama vlerësoi skuadrën “Për një Rilindje Shqiptare” si njerëzit për qytetarët që në politikë nuk janë për të marrë, por për të dhënë.

“Këta janë njerëzit tanë dhe shembujt tanë. Qytetarë që në politikë nuk janë për të marrë , por të dhënë. Që në politikë nuk janë për vetë, por për familjen tonë politike dhe për Shqipërinë dhe qytetarët. Nga kjo tribunë, është dita për t’ju thënë disa fjalë gjithë shkodranëve, që në të drejtën e këtij zakoni në 1990 u rreshtuan kundër regjimit të Tiranës. Për thënë se sot një tjetër regjim në Tiranë cënon lirinë edhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi. Një tjetër regjim në Tiranë me përfaqësues me një grup këtu që Shkodër merr zvarrë mësuesit për në mitingjet e Saliut dhe Jozefinës”, tha Rama.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›