Rama-shkodranëve: Ata që duan punë, të nxjerrin pa punë Sali Berishën
Shkodër- Nga qyteti i Shkodrës ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, lideri i opozitës Edi Rama ka ftuar shkodranët që të çojnë në opozitë PD-në për të rilindur qytetin e tyre.
Rama ftoi qytetarët që të votojnë “për të larguar Saliun nga puna pasi në këtë mënyrë, sipas kryesocialistit, do t’a çlirojnë vendin nga varfëria dhe papunësia, e cila “ka marrë peng Shqipërinë”.
Çdo rrogëtar i shtetit duhet të votojë PS-në për të çliruar vendin dhe familjen dhuna dhe pengmarrja për bukën e gojës. Që mos taksohet si polic më shumë se ministri i Brendshëm, si mësues më shumë si ministër i arsimit. Pastruesja e kryeministrisë më shumë se kryeministri i vendit.
Është Shqipëri e padrejtë. Sot një kanakar i Ramiz Alisë. Flet për të djathtën po ska asnjë të përbashkët me të djathtën, flet për lirinë por është dhunuesi më i madh i lirisë. Ata që duan një punë, të nxjerrin pa punë Sali Berishën. Pa larguar Saliun nga puna çdo ëndërr do mbetet një iluzion, tha Rama.
Më tej Rama shtoi se “23 qershori është dita kur Shqipëria të bëjë atë që Shkodra ka bërë kur i ka ardhur në majë të hundës. Një votë për Rilindjen, për Mimozën, Tomin, Paulinin, dhe jo për Jozefinën dhe shpurën e saj që e ka turpëruar Shkodrën. Është betejë me injorancën, me papunësinë, mungesën e lirisë që këtu është bërë asfiksues. Këta janë njerëzit tanë.
Është dita për tu thënë disa fjalë të gjithë shkodranëve që me të drejtë të zotit në 1990-ën u rreshtuan kundër regjimit të Tiranës. Sot një tjetër regjim kërcënon përditë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi.
Regjimi i atakon mësuesit e fëmijëve tanë si të ishin skllevër nëpër mitingjet e Jozefinës dhe Saliut…. vendet e punës në shtet si lëmosha për pushtetarët… ata që i shërbejnë shtetit shqiptar i trajtojnë si robër, që smund të hapin sytë, as veshët, por vetëm duhet ti binden.
Flet në emër të demokracisë dhe vepron jo në respekt të demokracisë. Askujt më shumë se sa shkodranëve të mençur e rebelë nuk mund ta rilindim PD duke e çuar në opozitë, duke e çliruar nga kthetrat e oborrit të një pushteti, tha Rama.