Arrestime në kryeqytet, në pranga dhe sulmuesi i argjendares në rrugën e Durrësit

Policia e Tiranës ka realizuar një valë arrestimesh në kryeqytet. Në një konference për shtyp policia bëri me dije arrestimet më të fundit. Sipas deklaratës është bërë i mundur arrestimi i autorit të plagosjes së një argjendareje në rrugën e Durrësit, ngjarje e ndodhur të dielën që lamë pas. Mësohet se autori i plagosjes është shtetasi Ibrahim Hajdaraj 44-vjec, i cili ka shkuar në argjendarinë e shtetases Anjeza Berisha, 39 vjec për të vjedhur sende me vlerë nën kërcënimin e një thike dhe pasi ka hasur në rezistencën e saj, ky i fundit e ka plagosur dhe është larguar nga argjendaria. Polici deklaron se Hajdaraj dyshohet edhe për grabitjen e një tjetër argjendarie. Po kështu janë arrestuar edhe dy shtetasit Aldi Gjane dhe Erando Qatipi, të cilët janë kapur dje pranë pranë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit me drogë.