E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori kreu i shtetit shqiptar mesazh urimi nga Presidenti i SHBA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, i cili në emër të popullit amerikan i rikonfirmon Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin e fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme, i shkruan presidenti Obama homologut të tij shqiptar.
Duke vlerësuar aleancën midis dy vendeve, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan, Presidenti Obama shpreh përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euro-atlantike. Duke venë theksin në lidhjet e ngushta historike që kanë karakterizuar dy vendet, fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë, i shkruan Presidenti I SHBA , homologut Presidentit Bujar Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›