Pulla 100 vjet Pavaresi

Qe Shqipëria mbush 1 shekull mëvetësi do ti behet e ditur te gjithë botes. Lajmëtari është Posta Shqiptare. Ne kuadër te festimeve ajo ka emetuar pullën dhe zarfin me logon e 100 vjetorit te Pavarësisë.
Historia do te vazhdoje te përcillet nëpërmjet pullave postare. Momentet me kulmore te konsolidimit te shtetit shqiptar do te pasqyrohen ne një seri tjetër pullash qe do te hidhen ne treg me 28 nëntor
Këto do te jene pjese e albumit qe Posta Shqiptare do te nxjerre ne bashkëpunim me Posten e Kosovës dhe Maqedonisë.
Pullat e 100 vjetorit te Pavarësisë i bashkohen 9 emisioneve te emetuara nder vite duke filluar qe nga 25 vjetori i shpalljes se Pavarësisë ne 1937 dhe deri tek 95 vjetori ne 2007.