100-vjetori në Vlorë, Berisha: Ja skenari i Ramës
VLORË- Kryeministri Sali Berisha në Vlorë i është përgjigjur edhe pyetjes së Gazetarit të News 24, Enrik Mehmeti në lidhje me fondet që qeveria i tij i ka dhënë Vlorës për të kremtuar 100-vjetorin e pavarësisë. Berisha akuzoi kryebashkiakun Gjika se u bë palë e një skenari të Ramës.
“100 vjetori shans i madh për ne të gjithë që i përket këtij përvjetori të Shqipërisë. Ne bëmë gjithçka për të qënë në lartësinë e duhur për ta përkujtuar këtë datë me lartësinë që i takon. Qeveritatët e qytetit tuaj në mënyrë të papjekur u angazhuan në një fushatë përçarëse të padenjë. Po marr një moment, një nga gjërat më ë rëndësishme është protokolli i miqve, këtu në Vlorë atë ditë pati 54 delegacione të huaja. Kurrë në histori Vlora me kaq madhështi nuk e festoi përvjetorin. Nëse merr pervjetore të tjerë ka pasur raste pa asnjë të huaj. A mundet që të anulloheshin apo të mos bëheshin ceremoni në Tiranë? Asnjëherë, gjithmonë në Vlorë është festuar paraditë, pasdite në Tiranë. Problemi se nuk kishte aeroport këtu. Nderi e kërkon që kryeminstri dhe presidenti i Shqipërisë duhet të ishin aty ku vinin miqtë, për këtë arsye nuk ndejtëm për drekë, por të gjithë zyrtarët e tjerë, ministast e mi ishin të udhëruar të shkonin në drekën e Gjikës”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit, “Cdo lëvrim parash për festimet e 100-vjetorit është bërë mbi rregulla të caktuara. Unë kam qënë avokat i financimit të Vlorës, për Vlorën janë dhënë 100 mln fonde edhe edhe për drekën që shtroi Gjika”, shtoi Berisha.
Duke u ndalur tek skenari i Ramës, Berisha shtoi: “Rama në vitin 2012 nuk tha asnjë fjalë të vetme për 100 vjetorin. Kur e kapi tmerri, kompleksi të rrëzojmë këtë që të mos jetë në 100 vjetor thoshte”.
(m.a/BalkanWeb)