Tiranë, mbytet adoleshenti tek pishinat pranë Liqenit, dyshohet për infarkt
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme tek pishinat pranë Liqenit Artificial në kryeqytet.
Një 16- vjeçar ka ndërruar jetë dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa dyshohet se ka humbur ekulibrin në thellësi.
Sipas burimeve të policisë, adoleshenti është hedhur nga trampolina e katit të tretë.
Mësohet se ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e parë, por nuk ka arritur të mbijetonte.
Nuk dihet ende nëse adoleshenti ka goditur kokën në pllaka apo ka patur ndodnjë komplikim tjetër shëndetëasor gjatë hedhjes në ujë.
Policia ka nisur punën për identifikimin e djalit ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit.