E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Në 23 qershor, Elbasani do të ndajë të shkuarën nga e ardhmja

ELBASAN- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Elabasanit, Ben Blushi, tha të dielën se “Në 23 qershor Elbasani do të jetë qyteti, i cili do ndajë të shkuarën nga e ardhmja, që do të vendosë fitoren e alternativës për një Rilindje Shqiptare”. Blushi, që kryeson listën e kandidatëve për deputetë të PS në Elbasan, zhvilloi një takim me banorë të lagjes “5 Maji” të këtij qyteti. 

"Nga Elbasani kalon mundësia për të krijuar punë, paga më të larta, një jetë më të mirë e më dinjitoze", u shpreh Blushi. Sipas tij, "këto zgjedhje do të jenë më të mirat jo për shkak të qeverisë, por për shkak se PS do t’i bëjë të tilla, duke mbushur masivisht kutitë e votimit me votat pro Rilindjes Shqiptare".
Në takim folën edhe kandidatët për deputetë të PS, Ilir Bejtja dhe Evis Kushi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›