Ministri premton spital bashkekohor per Elbasanin

Kirurgjia e Elbasanit perfundon brenda disa muajve. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili inspektoi dje punimet e ndertimit te kompleksit kirurgji-obsetrik-gjinekologji ne qendren spitalore Xhaferr Kongoli ne Elbasan. Kreu i Shendetesise u shpreh se ky eshte nje investim i kryer nga buxheti i shtetit per banoret e qarkut te Elbasanit qe kap vleren e 352 milion lekeve te reja.
Investimet ne infrastrukture dhe ne aparatura spitalore jane dy shinat ku do te perqendrohet sherbimi spitalor ne Shqiperi ka nenvizuar ministri. Sipas Vasilit ketij komplesi do ti shtohen aparatura te tilla sic jane skaneri modern me i miri ne Shqiperi aparati i ri i mamografise projekti japonez per urgjencen e re ne spital qe ofron indekse te larta mjekesore. Rajonizimi i sherbimeve ne komplesin spitalorXhaferr Kongoli ne Elbasan sipas Vasilit perkthehet ne perqendrim te sherbimeve ne funksion te komunitetit ne menyre qe per te gjitha llojet e sherbimeve spitalore banoret e Rajonit te Elbasanit te mos kene nevoje te shkojne ne Tirane dhe jasht vendit.
Ministri i Shendetesise nenvizoi se projekti per ndertimin e kirurgjise se re do te perfundoje brenda afatit te percaktuar ne projekt. Gjithashtu ai pershendeti bluzat e bardha te Elbasanit per perqindjet e ulta te diagnostifikimeve te gabuara mjekesore dhe profesionalizmin e larte. Aktualisht Ministria e Shendetesise eshte perqendruar ne investimet ne infrastrukture dhe aparatura moderne jo vetem ne Elbasan por ne te gjithe vendin. Ministri realizoi nje takim edhe ne zyren e Shendetit Publik dhe me pas edhe me strukturat e LSI.