Ambasadori hollandez Gezuar vizat por keni ende shume per te bere

GJIROKASTR- Nga Gjirokastra ambasadori hollandez Hendrik van Del Dool e ka cilesuar vendimin e ministrave te brendshem per liberalizimin e vizave si nje dite te madhe per Shqiperine. Ne viziten e tij te pare ne qytetin e gurte diplomati ka theksuar gjithashtu faktin se eshte Shqiperia ajo qe duhet te ndermarre hapat e tjere drejt integrimit te plote europian duke e vene theksin ne funksionimin e demokracise zbatimin e ligjeve luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ndersa ka premtuar projekte te tjera ne vendin tone.
Ne kemi zgjedhur te financojme projekte te tilla per te ndihmuar vendin tuaj ne integrimin europian. Nuk eshte ne doren tone si vende anetare te Bashkimit Europian per te thene se kur Shqiperia eshte gati por eshte ne doren e shqiptareve per ta bere kete gje
Ky eshte nje hap shume i rendesishem tha Dool dhe per kete duhet te themi Gezuar por ajo qe eshte me e rendesishme eshte hapi tjeter drejt Bashkimit Europian.
Me tej ai tha se Shqiperia ka shume hapa te tjere per te bere ne te ardhmen. Gjerat e medha per te cilat flitet cdo dite ne Tirane nuk duhet te terheqin vemendjen per gjera me te vogla ndaj duhet shume pune ne drejtim te demokracise zbatimit te ligjit luftes kunder korrupsionit hde krimit te organizuar.
Monitorimi i disa prej projekteve qe organizata REC ka zbatuar dhe vazhdon te zbatoje ne Gjirokaster kane qene qellimi I vizites se Henrik van Del Dool ne Gjirokaster.