E Shtunë, 31 Tetor 2026

1000 lekeshi i vjeter del nga tregu ne prill 2011

11/10/2010Vendimi i Bankes se Shqiperise. Bankat mbledhin per kembim deri ne daten 31.12.2013

Kartemonedha e vjeter me vlere 1000 lekeshe do te dale nga qarkullimi ne prill 2011. Banka e Shqiperise ka marre vendimin i cili hyn ne fuqi ne mes te muajit tetor per heqjen nga qarkullimi te kesaj kartemonedhe e cila ka imazhin e Skenderbeut ne krye. Bankat do te pranojne kartemonedhat duke i shkembyer me kartemonedha te tjera te se njejtes vlere deri ne fund te dhjetorit te 2013-es. Vendimi eshte marre ne Banka e Shqiperise qe ne fund te gushtit te ketij viti dhe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare me 1 tetor. Nderkaq sipas legjislacionit shqiptar ky vendim hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Kartemonedha

Kartemonedha do te kete kurs ligjor per gati 5 muaj deri ne fund te marsit te ketij viti. Behet fjale per kartemonedhen e prerjes 1000 leke emetim i vitit 1992 1994 1995 1996 imazhi i Skenderbeut. Kartemonedha me kurs ligjor sipas percaktimeve te pikes 1 te ketij vendimi do te mblidhet per kembim kundrejt pageses se vleres fillestare te emetimit me kartemonedha dhe monedha te tjera ne qarkullim deri ne daten 31.12.2013. Ngarkohen te gjitha bankat deget e bankave te huaja dhe zyrat e kembimit valutor te pranojne per kembim deri ne daten 31.12.2013 kartemonedhat me kurs ligjor sipas percaktimeve te pikes 1 te ketij vendimi dhe ti dergojne ato menjehere prane Bankes se Shqiperise dhe degeve te saj - thekson vendimi i Bankes se Shqiperise. Departamenti i Emisionit dhe Departamenti i Kontabilitetit dhe Finances ne BSH do te zbatojne kete vendim.

Strategjia

Banka e Shqiperise eshte hartuesja e planit te emetimeve te kartemonedhave e monedhave kombetare shqiptare duke siguruar keshtu furnizimin e rregullt dhe plotesimin e kerkesave te ekonomise shqiptare me para. Ajo harton politiken e terheqjes nga qarkullimi te kartemonedhave dhe te monedhave qe ka emetuar kundrejt shkembimit me kartemonedha e monedha te emetimeve te reja. Gjithashtu eshte ne politiken e Bankes se Shqiperise qe te sekuestroje dhe konfiskoje kartemonedhat dhe monedhat e falsifikuara.

Procesi

Banka e Shqiperise ka hequr nga qarkullimi prerjen e kartemonedhave 100 dhe 200 lekeshe vitin e kaluar. Ne fillim ato u terhoqen nga tregu dhe me pas bankat u perfshine ne mbledhjen e kartemonedhave nga 1 janari 2009 deri me 31 dhjetor 2010 per kembim kundrejt pageses te vleres fillestare te emetimit me kartemonedha dhe monedha te tjera te qarkullimit. Dorezimi dhe kembimi i tyre me kartemonedha me kurs ligjor behet prane sporteleve te bankave te nivelit te dyte pa pagese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›