E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vendi ne listen e sigurise

11/10/2010Kryeministri komenton nga Gjirokastra vendimin per heqjen e vizave

Kerkohet respektimin i afatit 90-ditor i qendrimit ne vendet e BE

Vendimi i Parlamentit Evropian per te liberalizuar vizat me Shqiperise per Kryeministrin Sali Berisha perben nje mundesi te jashtezakonshme per mbare vendin. Per te vendimi per heqjen e vizave dhe dhenien e mundesise per levizje te lire perben nje akt historik per vendin. Por ai kerkoi nga qytetaret shqiptare qe te tregohen te pergjegjshem ne respektimin e kritereve qe shoqerojne liberalizimin e vizave afatshkurtra. Cdo qytetar duhet te mbaje pergjegjesite e veta. Ne nuk mund ta vleresojme ndryshe kete vetem me nje mirenjohje te pakufishme te udhetojme te takojme njerezit te shetisim te vizitojme e te kthehemi para afatit te caktuar 90-ditor theksoi Kryeministri. Duke folur nga Gjirokastra ne fund te turit te tij dyditor ne jug te vendit shefi i ekzekutivit tha se te gjithe ata te cilet do te lexojne se Shqiperia kaloi ne listen e bardhe te sigurise se per qytetaret shqiptare Bashkimi Evropian nuk kerkon viza do te ndihen me te sigurt dhe do te kene deshire me te madhe per te vizituar bukurite e ketij vendi. Qytetaret shqiptare kete akt madhor ta presin me dinjitetin dhe qytetarine qe na perket. Ata qe na votebesuan ne dhe do te na japin gjate muajve qe vijne vizat natyrisht nuk mund te mos kene dhe shqetesimin e tyre sepse si ne asnje vend tjeter per fatin tone te keq ne memorien e kohes jane te shtamposura eksodet biblike te shqiptareve ka thene Berisha. Por sipas tij tashme Shqiperia e 20 viteve te meparshme eshte vite drite larg me ate qe eshte sot. Per kreun e mazhorances qeverisese vendi tashme ka nje ekonomi qe vitin e kaluar ishte ne krye te listes per rritjen ekonomike ne Evrope dhe kete vit vazhdon te rritet. Shqiperia eshte nje vend me potenciale te jashtezakonshme turistike energjetike kulturore njerezore dhe shqiptaret nuk kane nevoje te largohen me nga vendi i tyre. E kunderta po ndodh. Shqiptaret po kthehen ne Shqiperi deklaroi ai. Kreu i qeverise garantoi se qeveria qe drejton dhe autoritetet shqiptare konsiderojne procesin e heqjen se vizave si nje proces pa nderprerje pasi ne funksion te tij vendi u transformua. Ai kujtoi reformat ekonomike dhe luften kunder krimit dhe korrupsionit ne vend pajisjen e qytetareve me dokumentet moderne te identifikimit dhe kontrollin e forte te kufijve.

Berisha Letra e Fule thirrje per reformen zgjedhore

Kryeministri Berisha ka theksuar se letra e fundit e Komisionerit per Zgjerim Stefan Fule eshte nje thirrje per perfundimin e reformes zgjedhore ne Shqiperi. Por shefi i ekzekutivit ka kerkuar nga opozita qe te mos e perdore politikisht. Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Kryetarit te opozites i eshte thene Harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR ka deklaruar ai. Berisha tha se ai i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal te paprecedent ne historine e Evropes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites Merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku zotit Rama nuk mund tia heq te jem i sinqerte. Per kreun e qeverise reforma zgjedhore eshte shume e nevojshme per standardet e zgjedhjeve.

Shefi i diplomacise u shpjegon studenteve detaje mbi levizjen e lire

Duhen respektuar te gjitha rregullat e hapesires Shengen

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka deklaruar dje se miratimi nga Parlamenti Evropian i rezolutes per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian shenon nje ngjarje historike per shqiptaret. Gjate nje takimi me nje grup studentesh shefi i diplomacise shqiptare ka theksuar se shume shpejt te gjithe shqiptaret duke pasur ne dore nje pasaporte biometrike do te kene mundesi te levizin pa viza drejt hapesires Shengen. Duke e konsideruar vendimin e heqjes se vizave si realizimin e endrres shumevjecare te qytetareve shqiptare Haxhinasto theksoi se plotesimi i standardit evropian do te thote sjellja si qytetare evropiane duke respektuar dhe zbatuar te gjitha rregullat dhe detyrimet e hapesires Shengen. Ky eshte nje lajm i shumepritur lajmesit me te mire te te cilit jane te rinjte si perfituesit me te medhenj te ketij procesi ka deklaruar ministri i Jashtem. Zyra e shtypit prane MPJ-se ben me dije se ministri Haxhinasto informoi studentet se procesi i liberalizimit te vizave do te shoqerohet edhe me programe te vecanta studimi dhe trajnimi afatshkurter per te rinjte te cilet do te perfitojne nga projekte te ndryshme qe po negociohen me vendet anetare te Bashkimit Evropian si projekti i Levizjes rinore. Gjate takimit ai ka shpjeguar detaje qe lidhen me liberalizimin e vizave dhe levizjen e qytetareve shqiptare ne vendet e hapesires Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›