E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noizy dhe e dashura 18 vjeçare

Reperi Noizy, ka qenë më i përfoluri në lidhjet e tij me femrat. Deri tani e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me “Miss Durrësin” Daniela Pajaziti, por ka pritur ditën që ajo të bëjë 18 vjeç, mosha e duhur për të dalë hapur në publik.

Ata kanë preferuar të festojnë në intimitet të plotë në pishina, ku kanë realizuar dhe këto foto provokuese që jane publikuar nga "Panorama". Fotot i ka hedhur në profilin e saj në facebook vetëm për pak minuta, dhe më pas i ka hequr, pasi me sa duket, është penduar.

Gjithsesi, e para që foli për lidhjen e saj me Noizy-n ishte ajo që pohoi se me të po jetonte një lidhje pasiononte dhe se ai është shumë i veçantë. Ndër të tjera, ajo prezantoi një tjetër Noizy, si djalë të ëmbël dhe që dinte të falte shumë dashuri. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›