1.000 trupa saudite hyjnë në Bahrein
Ushtaret.jpg)
Një zyrtar i Arabisë Saudite ka deklaruar se rreth 1.000 ushtarë sauditë kanë hyrë në Bahrein për t`i mbrojtur objektet qeveritare pas trazirave të fundit.
Zyrtari i paemëruar tha se trupat hynë përmes rrugës së ngritur që lidh ujdhesën e Bahreinit me Saudinë.
Ai tha se kontingjenti saudit ishte “pjesë e forcës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që do t`i mbrojë objektet qeveritare”.
Më herët mediat raportuan se Bahreini ka ftuar forcat nga vendet fqinje për të ndihmuar të rivendosë rendin.
Mbretëria e Bahreinit është kapluar nga trazirat e frymëzuara nga kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt.