Hejg: Të armatosen kundërshtarët e regjimit të Gadafit

Bashkësia ndërkombëtare do të duhej te shqyrtojë mundësinë e armatosjes së kundërshtarëve të Moamer Gadafit. Keshtu deklaroi sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hejg.
Ai theksoi se mbetja e Gadafit në pushtet do të ishte e tmerrshme për libianët.
Në 26 shkurt, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i vendosi sanksione Libisë, ndërsa Franca dhe Britania kërkuan vendosjen edhe të zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.