E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafit i ndalohet hyrja në Rusi

Presidenti Dimitri Medvedev ka nënshkruar urdhërin për ndalimin e hyrjes së Moamer Gadafit, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij në Rusi.

Urdhëri i ndalon edhe transaksionet financiare të tyre.

Në 10 mars, Medvedev nënshkroi urdhërin për ndalimin e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Libi.

“Nëse Gadafi arrin të mbijetojë, ai do të mbetet kufomë e gjallë politike, e cila nuk e ka vendin në botën e qytetëruar”, ka thënë një burim i Kremlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›