Jemen: 30 të plagosur në protesta
Të paktën 30 njerëz janë plagosur kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve në Jemenin lindor.
Protestuesit në qytetin Marib u qëlluan teksa po shkonin drejt selisë së guvernatorit për të kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjet pushteti.
Policia përdori municion të vërtetë ndaj protestuesve në provincën veri perëndimore Xhauf.
Sot në kryeqytetin Sana, ushtarët me autoblinda u përpoqën ta rrethojnë zonën afër universitetit ku per disa javë janë vendosur mijëra protestues.
Ndërkohë në aeroportin në Sana, autoritetet kanë ndaluar katër gazetarë, dy britanikë dhe dy amerikanë.