Edhe Tirana zyrtare reagon ndaj situatës në Mitrovicë

Nëpërmjet njoftim për shtyp MPJ dënon ashpër shpërthimin si dhe çdo akt tjetër dhune që cenon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës, si dhe çdo akt tjetër dhune që cenon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës. MPJ bën thirrje për qetësi e maturi, për kapërcimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim.
MPJ u bën thirrje autoriteteve për vënien para drejtësisë së autorëve të këtyre akteve kriminale.
“Duke u dërguar ngushëllime familjarëve për humbjen e pësuar dhe shërim të shpejtë të të lënduarve, shprehim bindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale”, përfundon njoftimi.