Krasniqi: Kushtetuta shpreh vullnetin e popullit

Kryetarit te Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka uruar qytetarëve të vendit Ditën e Kushtetutës.
Sipas Krasniqit miratimi i Kushtetutës, si akti ligjor më i lartë i një shteti, shpreh vullnetin e lirë të popullit të Republikës se Kosovës.
“Mbi bazën e Kushtetutës së vendit tonë, ne kemi ndërtuar dhe po vazhdojmë të konsolidojmë institucionet tona demokratike, me anë të së cilave promovohen vlerat dhe vendosmëria jonë për të krijuar mundësi të barabarta për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, u shpreh Krasniqi, siç transmeton RTK.
Ai po ashtu ka thënë se është detyrë e secilit prej nesh që të kontribuojmë në fuqizimin e shtetit, shtrirjen e sundimit te ligjit, si dhe në zhvillimin e demokracisë, në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë edhe për brezat e ardhshëm.